Jump to content

User:W.Elisa/sandbox

From Wikipedia, the free encyclopedia


Besimi në media


Besimi në mediat në tërësi tregon një nivel të ulët, nga ana tjetër, besimi i publikut në mediat tradicionale, si gazetat dhe televizionet, shënon rritje.

Sipas raportit EBU apo, Bashkimit Evropian të Transmetuesve,” Trust in Media 2018”, besimi i njerëzve në mediat e reja vazhdon të bjerë, shkruan gazeta Koha. Madje 61 për qind e shteteve evropiane nuk besojnë në internet, ndërsa 97 për qind nuk kanë besim në rrjetet sociale.Raporti më i ri i EBU , tregon se hendeku midis besimit të popullit në mediat tradicionale dhe të reja vazhdon të rritet. Mediat elektronike mbesin format më të besuara të mediave me 59 për qind të njerëzve që kanë besim tek radio, 51 për qind besojnë televizionin, ndërsa me përqindje të lartë shënohet edhe besimi(47 për qind qytetarëve të BE) tek mediat e shtypura gjatë 5 viteve të fundit.Në të njëjtën kohë, besimi i njerëzve në internet dhe në mediat sociale është gërryer nga lajmi i rremë, dhe dezinformimi. Vetëm 34 për qind e qytetarëve të BE-së besojnë në internet dhe vetëm 20 për qind besojnë në rrjetet sociale. “Besimi i qytetarëve evropianë në mediat elektronike është i lidhur ngushtë me një shtyp të lirë dhe të pavarur. Sa më i lartë është niveli i besimit në radio dhe TV të një vendi, aq edhe ka tendenca që të jetë më e madhe edhe liria e shtypit”, thekson analiza e EBU.Analiza më tej thekson se shtetet nordike dhe Shqipëria më së shumti ju besojnë mediave tradicionale, ndërsa nga ana tjetër shtetet e Evropës Lindore më shumë kanë tendencë të besojnë në rrjetet sociale dhe në internet.“Rezultatet e hulumtimit tonë tregojnë se mediat cilësore dhe të paanshme vlerësohen shumë nga opinioni. Gjithashtu mediat e shërbimit publik luajnë një rol të rëndësishëm. Roli i anëtareve tona të shërbimit publik në ruajtjen e vlerave demokratike dhe përkrahjen e lirisë së mediave qartë dëshmohet edhe me rezultatet e hulumtimit tonë”, thotë udhëheqësi i Strategjisë së EBU dhe Shërbimi Informativ i Medias, Roberto Suárez Candel.Hulumtimi më tej tregon se televizioni paraqet burimin kryesor të informacionit për banorët e Maqedonisë , Shqipërisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Rumunisë. Përmes rrjeteve sociale më së shumti informohen banorët e Greqisë, Serbisë dhe Hungarisë.Anketa gjithashtu tregon se në Maqedoni, së paku sipas anketave, shënohet një nga mosbesimet më të mëdha ndaj mediave. Tek ne gjysma e të anketuarve apo 52 për qind kanë besim të ulët ndaj mediave në përgjithësi, me 34 për qind kanë besim mesatar në media dhe me 14 për qind kanë besim të lartë në media. Në Shqipëri vetëm 42 për qind kanë besim të lartë, 38 për qind kanë besim mesatar dhe 20 për qind e të anketuarve kanë besim të ulët ndaj mediave. Maqedonia ka shifra të ngjashme të mosbesimit të lartë ndaj mediave si Serbia dhe Britania e Madhe me nga 52 për qind si dhe Malta me 53 për qind. Greqia dhe Spanja me 48 për qind të mosbesimi të lartë ndaj mediave, gjithashtu bëjnë pjesë në grupin e shteteve ku qytetarët janjë mosbesues ndaj mediave.Ndryshe, raporti “Besimi në Media 2018” bazohet në të dhënat e publikuara në sondazhin e 88-të të Eurobarometrit dhe jep një ide të perceptimit të qytetarëve evropianë për besueshmërinë e llojeve të ndryshme të mediave. Anketa përbëhet nga rreth 1000 intervista ballë për ballë në 33 shtetet të mbuluara nga studimi i EBU. Sjellja e Audiencave Përballë Mediave.


Sipas një studimi të bërë kohët e fundit nga prof.dr.Artan Fuga aktualisht në Shqipëri, vazhdon një venitje e interesimit të audiencave për informacionin e marrë nga mediat .Nga sondazhet e bëra vitet e fundit nga ana e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës vërtetohet një rënie të besueshmerisë të publikut te informacioni mediatik. Eshtë e padiskutueshme që largimi i audiencave nga ndjekja e mediave konveciale , pra nga televizioni ,radioja, dhe mediat e shkruara , ka pasoja mbi këto të fundit.Shpëndarja, në përqindje , e burimeve të informacionit te audiencës së pyetur : interneti 25%, radioja 20%, media e shtypur në letër 6%, televizioni 49%.Së pari , qytetari masiv ka një prirje për t'u interesuar më pak për informacionin që i ofrojnë mediat.Së dyti ka një prirje që tregon se audiencat e gjera masive e marrin gjithnjë e më shumë informacionin që u duhet nga media nëpërmjet kanaleve të tjerë dhe jo nëpërmjet mediave konveciale.Një prirje e tretë që vihet re në kuadrin e uljes së interesimit të audincave për mediat ka të bëjë me një besueshmëri përgjithësisht të ulët që audiencat kanë aktualisht te mediat.Mosha e re anon gjithnjë e më shumë për ta harxhuar kohën për komunikim te rrjetet sociale dhe te mediat sociale, nga ana tjetër , ato kanë pak besim tek saktësia e lajmeve që qarkullojnë aty.Madje është paradoksale që mediat sociale tërheqin gjithnjë e më shumë audiencat numerike , por besimi te saktësia e informacionit të tyre ka një prirje drejt rënies.Mediat kanë humbur besimin e audiencave se ato japin një informacion të pavarur nga presionet politike dhe nga interesat financiare të qendrave të biznesit.

Aktualisht numri i kanaleve televizive private që operojnë në Shqipëri janë 75, nga të cilët dy janë me licenca kombëtare (Top-Channel dhe Klan), një kanal shtetëror që operon kombëtarisht – TVSH, tre platforma private dixhitale satelitore (Tring TV, Digitalb dhe Supersport). Ndërsa kanale Radiofonike 58, gazeta të përditshme 34 (ditore dhe javore, përfshirë edhe gazetat sportive dhe ato magazinë), numri i revistave 27(javore, mujore, tremujore dhe gjashtë mujore).Kanalet Televizive: Nëse do të na lejohej të bënim një vlerësim, së pari kanaleve televizive, sigurisht që në krye të klasifikimit të tyre do të vendosnim kanalet që kanë investuar më shumë në fushën e medias, ata kanale që kanë sjellë inovacione në Shqipëri dhe po vazhdojnë të mbajnë në dorë vëmendjen më të lartë të publikut me programe e programacione nga më të shtrenjtat në Shqipëri. Në këtë pikë, kanalin shtetëror do të duhej ta trajtonim veçmas, pasi ekzistojnë shumë ndryshime nga ato private. Kur bëhet fjalë për televizionet më të mira në vend çdokujt do t’i shkonte në mendje direkt dy kanalet Top Channel (Top Media) dhe Klan, ku të parin do ta veçonim për shkak të investimeve strategjike dhe kompleksi strukturor që ka themeluar pak e nga pak që nga 14 Shkurti 1998 me Top Albania Radion dhe 30 Korriku 2001 me Top Channel, e deri më tani.Ndërkohë Klan TV megjithëse u themelua para Top Channel, pra në 1997, nuk arriti të kapë ritmin e këtij të fundit. Vihet re fare qartë që këto dy kanale televizive janë kapur në një konkurrencë të ashpër me transmetime sfiduese. Emisioni Opinion i transmetuar në Klan të enjteve sfidohet nga Emisioni i Sokol Ballës Top Story; Të dielën emisionet ‘E Diell’ dhe ‘E Diela Shqiptare’ përkatësisht në Top Channel dhe Klan tentojnë të rrëmbejnë shikues nga njëra-tjetra. Wake up – Aldo Morning Show; ‘Pasdite në Top Channel’ dhe ‘Takimi i Pasdites’ nga Rudina Magjistari po ashtu janë në konkurrencë.Në fillimet e vitit 2012 në çdo kanal shohim një përpjekje serioze për prodhim programesh, që çdo ditë e më shumë po e shton ritmin, ndërkohë që kohët e fundit ka nisur edhe prodhimi i telenovelave shqiptare, megjithëse në investime modeste.Ndërkohë, kanale të tjera si Vizion Plus, AS TV apo ish-Alsat që tashmë është i ndarë nga ai i Maqedonisë dhe i Kosovës pas vdekjes së Vehbi Velias në 2009-n, TV Koha, etj. ruajnë një status të mesëm në krahasim me tregun mediatik televiziv në Shqipëri. Shumica e kanaleve që operojnë në tregun mediatik në Shqipëri janë me karakter ‘Informativ dhe Argëtues’, disa të tjerë vetëm ‘Informues’, disa të tjerë vetëm ‘Argëtues – muzikorë’ dhe disa të tjerë me karakter ‘Sportiv’.Format mjaft të veçantë televizioneve shqiptare i shtoi News 24, që shumë shpejt e theu opinionin e çekuilibruar madje herë – herë edhe tallës, duke shpalosur rëndësinë e lajmit në kohë reale. Kanale të tilla si News 24, Tv Nesër apo Ntv, Ora News TV, Top News dhe së fundmi ABC News janë të prirur drejt konkurrencës mes tyre për lajmin më të shpejtë me gazetarë në të gjithë vendin si dhe jashtë Shqipërisë.Formati i SCAN TV, një kanal i ri i bazuar mbi sektorin financiar dhe ekonomik, doli me një format unik në Shqipëri, i ngjashëm me kanalin prestigjioz amerikan CNBC, madje edhe në logo. Ndërsa kategoria tjetër e kanaleve që tërheq vëmendje të bollshme të masës janë ata muzikorë si: Supersonic, BBF, Tirana 2000, My Music, Club TV, etj. Në bazë të çmimeve të spoteve publicitare në televizionet më të shikuara kemi një radhitje të tillë: ‘Gazetat’ dhe ‘Gazetat Online’: Lexueshmëria nëpërmjet internetit vitet e fundit është rritur përtej parashikimeve, duke bërë që dhe gazetat e printuara të kenë tirazh në ulje të vazhdueshme. Siç e përmenda edhe më sipër gazetat tashmë, ashtu sikurse Televizionet dhe radiot, kanë blerë faqen e tyre online për të krijuar një qëndrueshmëri në lexueshmëri apo lexues. Në këtë mënyrë për ta bëhet më e lehtë gjetja e një sponsori dhe rritet mundësia që layoutet apo reklamat në gazeta t’i shesin më shtrenjtë. Për të arritur këtë të fundit ata sigurisht që detyrohen të luajnë/manipulojnë edhe me shifrat që tregojnë tirazhin e tyre, duke marrë mbështetje edhe nga fakti se në Shqipëri nuk ekziston një matës i saktë i tirazhit të të gazetave në shkallë vendi. E njëjta situatë vlen edhe për televizionet dhe radiot. Edhe ata në mungesë të një matje absolute të shikueshmërisë dhe dëgjueshmërisë shpeshherë e caktojnë vetë vendin që kanë në treg, pak rëndësi ka për ta nëse matje të tjera nuk ia japin të njëjtin vend në listën e radhitjeve. İ vetmi që nuk vuan për një matje të tillë është ‘Lajmi online’ . Aty është shumë e lehtë dhe e vërtetueshme të mësosh numrin e vizitorëve në çdo çast. Të dhënat gjithnjë e në rritje të shifrave që tregojnë një trend të ri të medias ‘lexueshmërinë dhe shikueshmërinë e lajmit online’ ka bërë që vlera e faqeve të lajmit online të bëhen më të lexueshme/kuptueshme dhe kjo vlerë po kuptohet gjerësisht nga kompanitë e biznesit, institucionet shtetërore madje dhe nga vetë mediat. Gazetat e printuara, pavarësisht se në dukje vihet re një moskokëçarje ndaj këtij realiteti, nga ana tjetër po hedhin hapa të matur për të siguruar një të ardhme ndoshta ‘elektronike’ dhe nuk do të më surprizonte aspak fakti se një gazetë do të merrte vendimin që të ndalonte printimin në ‘hardcopy’ të gazetës. Shumica e gazetave për të shitur së pari kopjet e printuara ditore, lajmin e tyre ‘të freskët’ nuk e botojnë online pa gdhirë dita tjetër. Sot është e vështirë të gjesh një kanal televiziv, një radio apo një gazetë që nuk ka transmetim apo publikim edhe në internet. Ky shihet si një shans mjaft i mirë dhe me më pak kosto në krahasim llojet e tyre për të zgjeruar shikueshmërinë dhe lexueshmërinë - ndjekjen brenda vendit dhe jashtë kufijve, në diasporë e më gjerë.Kanalet Radiofonike: Përsa i përket kanaleve Radiofonike më të dëgjuarat janë Top Albania Radio, Radio Top Gold, Radio +2, Radio Club Fm, Radio Rash, Radio Energy, Radio Kontakt, etj. Në krahasim me televizionet, radiot kanë relativisht më pak dëgjues buxhetet për përgatitje programesh po ashtu më të kufizuara dhe pavarësisht se reklamimi i spoteve është më pak i kushtueshëm kompanitë që publikojnë spotet e tyre në radion janë shumë më të pakta se televizionet.


BESUESHMËRIA E MEDIAS Asgjë në botë s’është më e rrezikshme se sa e vërteta! Mund të thuhet me plot gojën që një ndër problemet më kyçe dhe një ndër sfidat më kryesore të medias vendase dhe të huaj është besueshmëria që reflektojnë ato tek masa.Kur flasim për besueshmëri të një medie nuk e kemi fjalën tek lajmi i pasqyruar në mënyrë të paanshme, por tek tendenca për njëanshmëri në mesazhe të gatuara brenda lajmit që i kryqëzohet udha dukshëm ose padukshëm me individë, institucione apo kompani që kanë mjaft peshë në ushqyerjen e këtyre mediave.Opinionet dhe liderët e tyre, ekonomia dhe të mëdhenjtë e saj, qeverisja dhe udhëheqësit e saj shohim që i kemi të pranishëm çdo ditë në media me zë, figurë apo shkrim apo të tria bashkë me qëllim mbrojtjen e interesit, imazhit, statusit të tyre kundrejt kërcënimeve që u shfaqen në ‘Treg’.Pikërisht është aspekti ‘Fuqi ekonomike apo politike’ që i jep formën ‘enës së vërtetësisë’ ku lëngjet që përzien duken gjithnjë ashtu siç Ata u japin formë.Varësia Financiare e mediave tek sponsori, ushqyesi dhe mbështetësi është një nga tre këmbët që mban në këmbë një media, ku dy të tjerat janë ana teknologjike e saj, dhe tjetra është struktura apo stafi i kualifikuar.Faktori kryesor që ndikon në besueshmërinë e medias nuk mund të jenë medoemos deformimi i lajmit, ngjarjes reale apo realitetit, por përpjekja e dëshpëruar e medias që për të fshehur diçka mjaft të hapur e të dukshme detyrohet të gjejë kamuflime që tashmë ajo di t’i bëjë më së miri.Në botën e sotme moderne media ka një ndikim të madh dhe të pamohueshëm, ndër të cilët kanalet televizive vijnë në plan të parë, ndërsa gazetat, radiot dhe Lajmi online vijnë më pas. Vlen të theksoj se me rritjen e përdorimit/aksesimit në internet është rritur ndjeshëm edhe leximi i informacionit online, e për rrjedhojë të gjitha mediat e tjera kanë vërshuar të kenë prezencën dhe ndikimin e tyre edhe në internet.Detyra e njohur gjerësisht e Medias është të informojë publikun lidhur me ngjarjet aktuale, megjithatë gjatë këtij misioni që i është besuar në heshtje nga masa, media tenton të fusë informacionin në një kallëp të vetin duke i shtuar njëanshmëri dhe kështu manipulon opinionin publik. Portretizimi televiziv i rremë, mbulimi i njëanshëm i lajmit, stereotipet e gabuara, mbytja e informacionit embrional, manipulimi i mediave janë tashmë gjëra që i besojmë të gjithë. Shpend Gjana ka cituar "Nuk po flas aspak për gjërat e bëra gabimisht pasi në këto raste sporadike arrihet të kuptohet dhe argumentohet situata. Media beson se ka pjesën e saj në informacione, ku mund të vendosë, heqë e ndreqë sipas mënyrës së saj të shprehjes së informacionit. Po ta vëmë re kjo situatë ngjan me kuzhinierin dhe stilin e tij të të gatuarit. Pra të njëjtat asortimente kuzhine – ‘Lajmi’ mund të gatuhen ndryshe. Mund të jenë keqinterpretime apo thjesht gabime të pafajshme, por neve na intereson ajo pjesa tjetër. Ajo që bëhet me vullnet të plotë. Që në zgjedhjen e lajmit nis kjo temë mjaft e diskutueshme".Kemi shumë të drejta apo të vërteta të diskutueshme që qartësohen në media. Media gëzon të drejtën e të qenit ‘e besueshme’ në kohën që lind, por gjithçka ndërron më pas. Duke u nisur që nga moda që na servir në interes të markave të mëdha të biznesit, media na servir të vërteta të vetat. Sapo thuhet ‘I ka ikur moda’ një pjesë e shikuesve çohen dhe e hedhin në kosh atë produkt.Besimi tek media ndryshon në mënyrë të konsiderueshme përgjatë 36 vendeve në studim. Pjesa e atyre që i besojnë lajmeve është më e lartë në Finlandë (62%), dhe më e ulët në Greqi dhe në Korenë e Jugut (23%).Në shumicën e vendeve, ne gjejmë një lidhje të fortë midis mosbesimit ndaj medias dhe paragjykimit politik të përceptuar. Kjo është veçanërisht e vërtetë në shtetet me nivele të larta të polarizimit politik. Në SHBA, polarizimi politik bën që të anketuarit t’i besojnë më shumë burimeve të lajmeve që përdorin rregullisht (53%) sesa lajmeve në përgjithësi (38%). Në Mbretërinë e Bashkuar, duket se rënia e shkaktuar nga vota e Brexit në qershor 2016, ka çuar në një rënie prej 7% në besimin e përgjithshëm ndaj medias nga 50% në 43%.Audiencat janë përgjithësisht të pakënaqura me cilësinë e lajmeve dhe komentet, veçanërisht në mediat sociale.Raporti,i realizuar nga Instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë, është bazuar në një anketim online të 70,000 personave nga 36 vende. Ai zbulon se, megjithëse më shumë se gjysma e të anketuarve (54%) i përdorin mediat sociale si një burim lajmesh, vetëm çereku (24%) i tyre mendon se mediat sociale bëjnë një punë të mirë në ndarjen e faktit nga trillimi, krahasuar kjo me 40% të mediave të lajmit.Në shtete si SHBA (20%/38%) dhe Mbretëria e Bashkuar (18%/41%), njerëzit kanë dy herë më shumë gjasa për të besuar mediat e lajmeve krahasuar me mediat sociale. Vetëm në Greqi ka më shumë njerëz që mendojnë se media sociale po bën një punë më të mirë, kryesisht sepse ata kanë besim shumë të ulët në mediat e lajmeve (28%/19%).

Në SHBA, njerëzit e të djathtës politike kanë pothuajse tre herë më shumë gjasa të shprehin mosbesim ndaj lajmeve në përgjithësi, krahasuar me të majtët, kurse në Mbretërinë e Bashkuar është e kundërta. Kjo reflekton diferencën midis mediave në çdo vend.Kjo situatë ka krijuar hapësirë për websajte të reja partizane dhe dixhitale që po hyjnë në treg – siç është Breitbart që arrin të ketë si lexues 7% të të anketuarve amerikanë si dhe websajti i mbështetur nga Jeremy Corbyn, The Canary, që arrin të ketë 2% të përdoruesve javorë në Mbretërinë e Bashkuar.Ndryshime rajonale në pagesat për lajmet online.Mesatarisht në të gjitha vendet, vetëm rreth një e dhjeta (13%) paguajnë për lajmet online, por ka ndryshime të mëdha nga një rajon në tjetrin. Rreth një e katërta e të anketuarve paguajnë për lajmet online në Norvegji (26%) dhe rreth një e pesta në Suedi (20%) krahasuar me vetëm 6% në Greqi.Raporti thekson se kjo ka të bëjë me nivelin e të ardhurave, si edhe me kulturën e abonimit në shtyp, e cila u transferua në mjedisin dixhital përmes kombinimeve me pagesë dhe atyre falas. Por mund të ketë edhe faktorë të tjerë në disa vende. Një nga anët pozitive të polarizimit dhe të besimit të ulët ndaj mediave sociale and mediave të lajmeve në përgjithësi, ka qenë rritja e jashtëzakonshme e numrit të individëve që janë gati për të paguar për lajmet online në SHBA, duke u shkuar nga 9% në 16% të mostrës sonë online.

Donacionet për organizatat e lajmeve gjithashtu janë trefishuar.Shumica e abonimeve të reja dhe e pagesave të tjera kanë ardhur nga individët e të majtës politike, një e treta e të cilëve deklarojnë se ata duan të “ndihmojnë në financimin e gazetarisë”. Një rritje e rëndësishme ka ardhur nga grupmoshat deri në 35 vjeç, duke korrigjuar dukshëm idenë se grupmoshat më të reja nuk janë gati për të paguar për mediat online, sidomos për lajmet.Ka patur rritje të ngjashme të pagesës për lajmet online edhe në një mjedis tjetër përgjithësisht të polarizuar, në Australi. Numri i australianëve që paguajnë për lajmet është rritur nga 10% në 2016 në 13% në 2017, me 25% e të cilëve paguajnë duke thënë se motivimi i tyre më i rëndësishëm është “të ndihmojnë financimin e gazetarisë”. Gjithashtu ka nivele përgjithësisht të larta edhe të donacioneve për lajmet në Australi.Biznesi i medias po përjeton një periudhë sfidash dhe rritja e polarizimit, e lajmeve të rreme si dhe rënia e besimit në mediat sociale po shkaktojnë shqetësim kudo. Por në disa vende, ka shenja se i njëjti polarizim mund të çojë tek grupe të caktuara në lindjen e dëshirës për të mbështetur organizatat e mediave ndaj të cilave ata ndihen më të afërt. Anësia politike mund të shkaktojë një lidhje në rritje me organizatat e mediave, të paktën në disa vende, dhe mund të jetë një mënyrë për të ndihmuar në mbështetjen e të ardhmes së gazetarisë së bazuar tek financimi komercial. Përderisa besimi në mediat në tërësi tregon një nivel të ulët, nga ana tjetër, besimi i publikut në mediat tradicionale, si gazetat dhe televizionet, shënon rritje.Sipas raportit EBU apo, Bashkimit Evropian të Transmetuesve,” Trust in Media 2018”, besimi i njerëzve në mediat e reja vazhdon të bjerë, shkruan gazeta Koha. Madje 61 për qind e shteteve evropiane nuk besojnë në internet, ndërsa 97 për qind nuk kanë besim në rrjetet sociale.

Raporti më i ri i EBU , tregon se hendeku midis besimit të popullit në mediat tradicionale dhe të reja vazhdon të rritet. Mediat elektronike mbesin format më të besuara të mediave me 59 për qind të njerëzve që kanë besim tek radio, 51 për qind besojnë televizionin, ndërsa me përqindje të lartë shënohet edhe besimi(47 për qind qytetarëve të BE) tek mediat e shtypura gjatë 5 viteve të fundit.Në të njëjtën kohë, besimi i njerëzve në internet dhe në mediat sociale është gërryer nga lajmi i rremë, dhe dezinformimi. Vetëm 34 për qind e qytetarëve të BE-së besojnë në internet dhe vetëm 20 për qind besojnë në rrjetet sociale.


“Besimi i qytetarëve evropianë në mediat elektronike është i lidhur ngushtë me një shtyp të lirë dhe të pavarur. Sa më i lartë është niveli i besimit në radio dhe TV të një vendi, aq edhe ka tendenca që të jetë më e madhe edhe liria e shtypit”, thekson analiza e EBU.Analiza më tej thekson se shtetet nordike dhe Shqipëria më së shumti ju besojnë mediave tradicionale, ndërsa nga ana tjetër shtetet e Evropës Lindore më shumë kanë tendencë të besojnë në rrjetet sociale dhe në internet.“Rezultatet e hulumtimit tonë tregojnë se mediat cilësore dhe të paanshme vlerësohen shumë nga opinioni. Gjithashtu mediat e shërbimit publik luajnë një rol të rëndësishëm. Roli i anëtareve tona të shërbimit publik në ruajtjen e vlerave demokratike dhe përkrahjen e lirisë së mediave qartë dëshmohet edhe me rezultatet e hulumtimit tonë”, thotë udhëheqësi i Strategjisë së EBU dhe Shërbimi Informativ i Medias, Roberto Suárez Candel.Hulumtimi më tej tregon se televizioni paraqet burimin kryesor të informacionit për banorët e Maqedonisë , Shqipërisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Rumunisë. Përmes rrjeteve sociale më së shumti informohen banorët e Greqisë, Serbisë dhe Hungarisë.Anketa gjithashtu tregon se në Maqedoni, së paku sipas anketave, shënohet një nga mosbesimet më të mëdha ndaj mediave. Tek ne gjysma e të anketuarve apo 52 për qind kanë besim të ulët ndaj mediave në përgjithësi, me 34 për qind kanë besim mesatar në media dhe me 14 për qind kanë besim të lartë në media.Në Shqipëri vetëm 42 për qind kanë besim të lartë, 38 për qind kanë besim mesatar dhe 20 për qind e të anketuarve kanë besim të ulët ndaj mediave. Maqedonia ka shifra të ngjashme të mosbesimit të lartë ndaj mediave si Serbia dhe Britania e Madhe me nga 52 për qind si dhe Malta me 53 për qind. Greqia dhe Spanja me 48 për qind të mosbesimi të lartë ndaj mediave, gjithashtu bëjnë pjesë në grupin e shteteve ku qytetarët janjë mosbesues ndaj mediave.Ndryshe, raporti “Besimi në Media 2018” bazohet në të dhënat e publikuara në sondazhin e 88-të të Eurobarometrit dhe jep një ide të perceptimit të qytetarëve evropianë për besueshmërinë e llojeve të ndryshme të mediave. Anketa përbëhet nga rreth 1000 intervista ballë për ballë në 33 shtetet të mbuluara nga studimi i EBU. Një mënyrë e përmirësimit të imazhit dhe besueshmërisë së medias do të ishte një nismë e re që do të udhëhiqte institucionin përkatës KKRT të organizonte sondazhe gjithpërfshirëse në lidhje me kënaqësinë e popullatës, duke caktuar kështu një kriter për median që ka të drejtë të vazhdojë biznesin e tij. Ky sondazh do të shërbente si një mini-referendum për të vendosur një kriter edhe konkurrence edhe cilësie për tregun. Pra nëse një televizion nuk ka efekt estetik tek shikuesi dhe nuk i jep kënaqësinë e duhur atij, do të ishte më mirë që të paktën të mos prishte cilësinë e tregut mediatik.Shumica e mediave as që e kanë kapur ritmin e konkurrencës, madje përtojnë të bëjnë investime për të mos thënë nuk kanë ngenë të harxhojnë me investime pasi pronari i saj njëkohësisht biznesmen, e di vendin që zë në treg ky organ mediatik dhe ç’është më e keqja as nuk e shet atë sepse sërish e quan ‘armë shantazhi dhe ‘promovues të produktit të tij’. TVSH figuron të jetë televizion publik jo-komercial, por ai funksionon si privati, madje ka edhe avantazhe edhe më të mëdha: 1- Reklamën e merr dhe detyrimisht mbështet biznesin, 2- Taksën e televizionit e merr si asnjë televizion tjetër privat, 3- Mbron në mënyrë të dukshme interesat e partisë në pushtet dhe gëzon privilegjin e financimeve publike dhe garanci të mosfalimentit. Atëherë, në këtë gjendje a mund të mbrojë ky kanal interesa të publikut? Sigurisht që përgjigja nuk është ‘Po’. Pra vijmë në përfundimin që ky treg do të ishte më mirë të mos e kishte fare këtë kanal se sa ta ketë në gjendjen aktuale, ku çdo trajtim i saj është i njëanshëm; nuk mbron interesat e publikut por e gozhdon atë mirë në kolltukun e Për shikuesin apo lexuesin besueshmëria e medias skadon në momentin kur ai/ajo nuk e gjen veten aspak në ato që media i transmeton. Pra marifeti i medias që konsiston në përzierjen e lajmit të manipuluar dhe atij të pamanipuluar e të besueshëm, kështu që mjeshtëria gazetareske dhe mediatike bën që në momentin që ndjehet rrezik për prishje të mëtejshme imazhi të marrë masa për të gjetur metoda kuruese të ‘Besueshmërisë’. Kështu që ky proces megjithëse i çalë, vazhdon deri atëherë kur media mund të mbesë pas asnjë mbështetje dhe shikueshmëri. Gjersa nuk kemi media me tendencë për të vënë në plan të parë interesin publik dhe ato i kemi vetëm në vitrinë, arritja e një mediumi ideal me të shfrytëzuarit.Besueshmëri maksimale është thuajse e pamundur të arrihet. Shpresoj që të mos i kthehemi edhe një herë kohës kur shqiptarët dëgjonin Zërin e Amerikës e të Kinës për të marrë vesh se si qëndron e vërteta mbi çështje me ndikim publik, ku gjykohet qe e vërteta do t’u prishte shumë punë ‘Të Mëdhenjve’. Besueshmëria e medias gjersa është në raport të drejtë me besueshmërinë në Politikë, nënkupton që nëse rritet cilësia dhe besueshmëria në Politikë kjo do të reflektohet edhe në media.

Autoriteti i Mediave Audiovizuale, zhvilloi një takim me përfaqësues të mediave kombëtare dhe lokale në vend, përfaqësues nga agjencitë e reklamave, nga KE si dhe palë të tjera, qëllimi i të cilit ishte rregullimi i matjes së audiences së operatorëve që transmetojnë në treg. Kreu i AMA-s, thotë se matja e audiencës, është edhe një kërkesë e Këshillit të Europës që duhet rregulluar nga Autoriteti dhe operatorët vendas. Sipas Gentian Salës zgjidhja përfundimtare e matjes së audiencës, do të rregullojë edhe tregun e reklamave. “Të gjithë e dimë që është një çështje shumë shumë delikate, se lidhet me financimin e mediave. Nëse duam ta kemi në të ardhmen të rregulluar çështjen e audiencës duhet të dëgjohet zëri i të gjithëve. Duhet ta përsërisë që është një çështje shumë delikate ndikojnë direkt në burimin kryesor të të ardhurave të mediave, siç është reklama dhe reklama do një rregullim”, tha kreu i AMA-s, Gentian Sala.Matja e audiencës në media është zgjidhur thuajse në të gjitha vendet e Ballkanit. Shqipëria së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi janë 3 shtetet ku kjo çështje nuk ka marrë ende një çështje përfundimtare.

[1] [2]

  1. ^ Nga libra
  2. ^ Nga interneti