Jump to content

User:Valbona Zocaj

From Wikipedia, the free encyclopedia

Duke qenë se Shqipëria kishte një kulturë modeste në prodhimin dhe konsumin e birrës krahasuar me atë shekullore europiane, vetëm pas viteve 90, themeluesit e fabrikës së prodhimin të birrës Stela iu përgjigjën urisë së tregut duke investuar me seriozitet pajisje, teknologji dhe shkencë. Vit pas viti kjo kompani u rrit dhe “importoi” në vend atë që ishte testuar dhe vulosur si më e mira në Europë. Kështu, filloi rrugëtimin 20 vjet më parë shoqëria askionere Stefani & Co, fllimisht si Dorina e Stela me kapacitet prodhimi e shpërndarje deri në 500 litra në ditë. Sot fabrika ka mbi 130 punonjës dhe ka një kapacitet prodhimi prej 250.000 hl në vit. Marka e saj Stela, është birra e dytë më e shitur dhe mbulon rreth 15-18% të konsumit të birrave në tregun shqiptar. Sipërmarrësit që themeluan dhe çuan përpara këtë bisnes, janë katër intelektualë shqiptarë: Dr. Stefan Pinguli , Z. Kujtim Kellezi, Z. Mihal Panteqi dhe Prof. Roland Pinguli.


Pesë llojet e birrave që prodhon Stefani & Co. Për të përmbushur kërkesat e ndryshme kemi krijuar një portofol të diversifikuar shijesh që fillon me shijen lager (e lehtë) vazhdon me pils e deri tek ajo strong (e fortë). Stela Krudo, ose birrë e papërpunuar është një birrë 100% natyrale, me maja të freskët të gjallë. Duke qenë se është e destinuar të konsumohet brenda 24 orëve ose të ruhet në kushte frigoriferike kjo birrë është e pasur me vitamina, antioksidantë dhe është lehtësisht e asimilueshme. Kjo birrë është lehtësisht e karbonuar pasi përdoret vetëm dioksid karboni i prodhuar në mënyrë natyrale nga proçesi i fermentimit. Stela Pils : Është një birrë e tipit lager (e lehtë) e freskët, brilante dhe me shkumë konsistente. Ëmbëlsia dhe hidhësia ekulibrojnë njëra-tjetrën. Kjo birrë ka një aromë lupole të qartë e cila jep ndjesinë e aromës së luleve. Stela dark: Birrë e zezë e prodhuar me malt të zi, me ngjyrë dhe buket të fortë. Pavarësisht nga ngjyra, është një birrë e lehtë që preferohet shumë nga femrat. Czech Pilsener: Birrë tipike çeke. Prodhohet me ujë të lehtë njësoj si në vendin e origjinës. Ka një hidhësi të butë dhe karakterizohet nga aroma të përzgjedhura të lupolës. Strong Beer: Është një birrë kosistente, me buket të qartë alkoolik dhe malti. Birra është e qartë, transparente me ngjyrë karamel. Ka shkumë të dendur dhe hidhësi të ekuilibruar.