Jump to content

User:Lediana811/sandbox

From Wikipedia, the free encyclopedia

Evoluimi I Internetit Dhe Pasojat Në Rrjetet Sociale.


'''Tema: Evoluimi I Internetit Dhe Pasojat Në Rrjetet Sociale.'


Hyrje: Gjëja më e rëndësishme në jetën humane është komunikimi. Njeriu më parë në vend të ligjeratës përdorte mimikën, lëvizjet e trupit. Nevoja që kishte njeriu për një komunikim më të mirë. Ky ishte edhe një hap i madh dhe i rëndësishëm në evoluimin human . Më vonë njeriu filloi të shkruaj, ai mund të dërgoj mesazhe larg banesës së tij. Në fillim të mijëvjeçarit të ri pak njerëz e përdornin internetin, vetëm një dekadë e gjysmë më vonë, numri i përdoruesve celular me internet ishte më i madh se numri i banorëve në Shqipëri. Sot komunikimi ka arritur në një nivel që përveçse transferimit të mesazheve, por edhe pikturave me anë të vidiotelefonave. Sot a nuk jemi ne ata më të paduruarit kur jemi në internet sesa në aspektet e tjera të jetës suaj? A kërkojmë ne fjalkalimin (paswordin) e wi-fi përpara se të bëni porosinë te kamarieri, kur jeni në lokal? Përdoruesit e internetit i duan gjërat menjëherë. Sot miliona njerëz shkarkojnë Podcaste nga web-i në Ipod ose MP3-të e tyre, në mënyrë që mund të dëgjojnë transmetimet radiofonike në internet sa herë ata dëshirojne. Interneti sot ua ka kaluar të gjitha mediave të shkruara, si burim kryesor i lajmeve dhe e bën me shejtësi dhe në TV-në. Interneti sot sipas studimeve të eksperteve, po del të jetë sa i mirë, aq edhe i dëmshëm për njerëzit.

Zhvillimi: Por çfarë është internet. Interneti është një infrastrukturë e rrjeteve komjuterike.Ai lidh miliona kompjutera nga gjithë globi, duke formuar një rrjet të tillë ku secili kompjuter mund të komunikojë me komjuterin tjetër. Interneti është si një lajmi i fundit ku të gjithë bëhemi pjesë e tij. Sipas një studimi të ITU(Internacion Telekomunication Union) aksi në internet në vend arrinte në 60.10% të poullsisë. Kjo shifër e bëri Shqiërinë në një nivel më të lartë se disa vende të rajonit, madje edhe se fqinjët.

Sot ne jemi dëshmitarë të shpejtësisë së madhe në ndryshim në fushën e teknologjisë, komunikimi, arritjes së informacionit dhe askush nuk mund të ballafaqohet me ato. Një ndër optimistët ishte filozofi marksist Henri Lefebvre: Ai deklaroi që niveli më i lartë arrihet vetëm në një shoqëri në të cilën teknologjia evoluon të gjithë potencialet e saj. Megjithatë ndryshe në shoqërinë e sotme janë shoqëruar me një sërë problemesh të shkaktuara nga shpejtësia e madhe e avancimeve. Bota jonë modern po na bombardon me shumë gjëra të ndryshme që vijnë dhe shkojnë shumë shpejt por në dukje mos qënë në gjëndje të dimë se cfarë po ndodh rreth nesh dhe ku po shkojmë. Sipas disa psikologve dhe hulumtuesve, thonë: “Mjegullira të dhënash që na bombardojnë çdo ditë mund të bëjnë të sëmurë dhe ndërhyrë në gjumin tonë, duke sabotuar konceptin tonë dhe duke shkatruar sistemin tonë imun”. Sot ne kemi edhe lirinë e fjalës dhe shprehjes në internet. Shumë njerëz do të jepnin argumentet e tyre , mbrojtjes së idesë dhe të shprehurit në internet.Është fjala për Twitter, Facebook, Blogjet për faqet të ndryshme web-i, për të gjitha ato arritje sociale. Në këtë nuk mund të lejohet që individë të ndryshëm të shpifin, fyejnë, shajnë lirisht në këtë hapësirë komunikimi që po ndërton sot internet. Dhe me të vërtetë kjo dozë , sharjesh, agesiviteti është shumë herë më e madhe në komunikimin në internet sesa në jetën e përditshme. Interneti ose Web-i në një farë mënyre është hapsirë e komunikimit edhe për ata që nuk kanë asnjë mundësi shprehje në hapësira të tjera. Në kohët e sotme ky komunikim popullor realizohet nga internet dhe bëhet shumë I thekshëm në internet. Vërtet që ne mund të kemi liri të shprehim atë që mendojmë në internet në faqet si :Twitter, Facebook,Blogjet etj por një liri pa sharje, pa ofendime. Në një libër të botuar që quhet”Gazetaria” të botuar në shqip nga Stefan Russ-Mon ai citoi disa fjalë që i krahason faqet e web-it në internet me muret e wc-ve publike të mbushura me sharje, fjalë të rënda, shpërthime instiktive sharjesh banale që shpesh u drejtohen njerëzve konkretë. Ka shumë njerëz që sot internet e lejon të bëjnë komente fyese apo sharje në mënyrë anonime në hapësirat numerike të mediave që në fakt nuk janë njerëz me emra të vërtetë. Komunikimi në internet, duke dhënë mundësi të mëdha për të qëndruar anonim, sikur thuhet edhe në librin e Profesor Artan Fuga në librin “Mediamorfozë dhe Mediakomunikim ku citoi “Të bërit i padukshëm për të tjerët jep kënaqësinë e pandalshme për të bërë dhe të bërë duke thënë gjëra që në jetën normale në hasira publike të vrojtuara nga opinion publik askush nuk guxon t’i thotë”.Kjo bën që shumë komunikues të ndjejnë po atë kënaqësi sikur ndodhen të mbyllur me kyç brenda një WC-je ku supozohet që nuk po i sheh njëri.Në një citim të bërë nga Andrew Brown thotë”Interneti është po aq i madh, i fortë dhe i pa kuptimtë sa që për disa njerëz është ajo që është në rregull rreth tij. Vërtetë që internet nuk mund të ketë veç anë negative por mund të ketë edhe pozitive si prsh është e vërtetë që internet e ka lehtësuar jashtëmase komunikimin e njrëzve me njëri-tjetrin,por në të njëjtën kohë kjo teknologji(internet) ka sjellë edhe një dimension për të cilën shpesh nuk jemi aq të vetëdijshëm. Ky shpërthim i vertetë i internetit e bëri atë një medium lehtësisht të aksesueshëm për përdoruesin masiv duke sjellë një popullarizim të shpejtë të tij. Një citim që ka thënë Guy Almes thoshte”Keni dëgjuar se një milionë majmunë në një milionë tastier mund të prodhojë të gjitha veprat e Shekspirit.Në librin e tij ai shprehte se me anë të internetit ne sot kemi tre lloje vdekjesh e para:vdekja e zemrës, e dyta:vdekja e trurit,dhe e treat:të jesh jashtë rrjeteve sociale.

Përfundimi: Interneti tashmë ofron një mënyrë liberale të të mësuarit.Teknologjitë e reja në mësimdhënie paraqesin mjaft avantazhe,kompjuteri dhe aksi i internetit përmirësojnë cilësinë e edukimit.Kjo lidhet me faktin që interneti shihet si një mjet për të gjetur burime të reja që ndihmojnë në arritjen e standarteve të reja.Në një citim në librin e John Allen Paulos thotë”Interneti është bibloteka më e madhe botërore.