User:Adalbania/sandbox
Splenektomia (heqja e shpretkës)
Splenektomia (ang. splenectomy) është një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr të gjithë shpretkën, një organ delikat, me përmasat e grushtit të dorës, i cili ndodhet nën anën e majtë të kafazit të kraharorit, afër stomakut. Shpretka është një pjesë e rendësishme e sistemit të mbrojtjes së trupit (sistemit imunitar). Përmban qeliza gjaku të bardha speciale të cilat shkatërrojnë bakteriet dhe ndihmojnë trupin tuaj për të luftuar infeksionet kur ju jeni të sëmurë. Gjithashtu, ndihmon në heqjen ose pastrimin e qelizave të vjetra të kuqe të gjakut nga qarkullimi i trupit.
Në rast se vetëm një pjesë e shpretkës hiqet, proçedura quhet quhet splenektomi e pjesshme.
Ndryshe nga organet e tjera, si veshka, shpretka nuk rritet përsëri (rigjenerohet) pasi është hequr.
Mbi 30% e njerëzve kanë një shpretkë dytësore (e quajtur shpretkë ndihmëse). Këto janë zakonisht shumë të vogla, por mund të rriten dhe të funksionojnë kur shpretka kryesore është hequr. Rrallë, një pjesë e shpretkës mund të thyhet nga një trauma, siç pas një aksidenti me makinë. Në rast se shpretka hiqet, kjo pjesë mund të rritet dhe të funksionojë.
Kush ka nevojë për splenektomi?
Ju mund të duhet të hiqni shpretkën në rast se keni një lëndim i cili dëmton organin, duke shkaktuar që mbështjellësja e saj të hapet ose të kriset. Një shpretkë e krisur (e çarë) mund të drejtojë në gjakderdhje të brendshme kërcënuese për jetën. Shkaqet më të zakonshme të lidhura me dëmtimin e një shpretke të çarë përfshijnë aksidentet me makinë dhe goditjet e shumta në abdomen (zonën e barkut) gjatë kontakteve sportive, siç është futbolli ose hokej.
Një spelenektomi mund të rekomandohet në rast se ju keni kancer që përfshijnë shpretkën ose sëmundje të tjera që prekin qelizat e gjakut. Kushte të tjera mund të shkaktojnë që shpretka të fryhet, duke e bërë organin më të brishtë dhe të dyshueshëm për të patur çarje. Në disa raste, një sëmundje si, sëmundja e qelizave drapër, mund të shkaktojë që shpretka të rrudhet (zvogëlohet) dhe të pushojë së funksionuari. Kjo quhet auto-splenektomi.
Arsyeja më e zakonshme, lidhur me sëmundjet, për heqjen e shpretkës është një çrregullim i gjakur i quajtur idiopathic thrombocytopenic purpura (ITP). Kjo sëmundje është një gjendje e sistemit imiunitar në të cilin antitrupat luftojnë qelizat e gjakut. Pllakat e gjakut ndihmojnë gjakun të mpikset, kështu që një person me ITP është në rrezik të madh të gjakderdhjes. Heqja e shpretkës mund të bëhet për të ndihmuar në trajtimin e kushteve të sëmundjes.
Arsye të tjera të zakonshme që një person të ketë nevojë për heqje të shpretkës përfshijnë:
Ç'rregullimet e gjakut:
• Elliptocytosis e trashëguar (ovalocytosis)
• Anemi e trashëguar, nonspherocytic hemolytic
• Talasemia ( Anemia Mesdhetare, ose Talasemia e përhapur)
Problemet me enët e gjakut:
• Aneurysm në arterien e shpretkës
• Ngjitje e gjakur (mjekësi: emboli[1]) në enët e gjakut të shpretkës
Kancer:
• Leuqemia, një kanceri i gjakut i cili prek qelizat që ndihmojnë trupin tuaj të luftojë infeksionet.
• Tipe të ndryshme të limfomës, një kancer i cili prek qelizat që ndihmojnë trupin tuaj të luftojë infeksionet.
• Të tjera:
• Ciste ose absces (grumbullim i qelbit) në shpretkë
Përpara Splenektomisë
Në rast se doktorri juaj konstaton se keni shpretkën e dëmtuar dhe keni shenja të mëdha të gjakderdhjes së brendshme ose shenja të paqëndrueshme jetësore, si presioni i ulët i gjakut, ka shumë mundësi që ju të kryeni një ndërhyrje kirugjjikale të shpretkës, menjëherë.
Në rastet e tjera, një ekzaminim i plotë fizik, i qarkullimit të gjakut dhe testet për të parë zonën abdominale dhe atë të karaharorit, bëhen përpara fillimit të operacionit. Këto teste që do të kryeni varen nga mosha dhe kushtet tuaja por shumica prej tyre përfshijnë një kontrollim me rreze-X të kraharorit, elektrokardiogramë (EKG), skanim i imazherisë së rezonacës magnetike (MRI) dhe skanim i tomografisë së kompjuterizuar (CT).
Ju mund të keni nevojë të ndiqni një dietë të lëngshme dhe të merrni medikamente për të pastruar zorrët në rendësi të operacionit. Ju nuk duhet të hani apo pini asgjë në mëngjesin e ditës së operimit. Doktorri juaj do t'iu japë instruksionet e plota.
Përpara ndërhyrjes kirugjikale, ju do të merrni ilaqe ose një vaksinë për të parandaluar zhvillimin e infeksioneve bakteriale pasi të jetë hequr shpretka.
Si bëhet splenektomia?
Ju do t'iu jepet anestezi e përgjithshme disa minuta përpara ndërhyrjes kështu që ju jeni në gjumë dhe nuk ndjeni dhimbje ndërkohë që kirurgu po punon me ju.
Janë dy mënyra për të performuar një spelnektomi: kirurgjia laparaskopike[2] dhe kirurgjia e hapur.
Splenektomia laparaskopike bëhet duke përdorur një istrument të quajtur laparaskop. Ky është një mjet i ngushtë me dritë dhe kamera në fund të tij. Kirurgu bën tre ose katër prerje të holla në zonën e abdomenit dhe fut aparatin laparaskopik ndërmejt njërës nga to. Kjo lejon doktorrin të shikojë në zonën abdominale dhe të lokalizojë shpretkën. Instrumente të ndryshme mjekësore kalohen përmes prerjeve të tjera. Një nga to përdoret për të dërguar gazin e dioksidit të karbonit[3] në zonën abdominale, e cila largon organet e afërta nga rruga dhe i jep kirurgut tuaj më shumë hapësirë për të punuar. Kirurgu shkëput shpretkën nga strukturat rrethuese dhe furnizimin me gjak të trupit dhe më pas e heq atë nëpërmjet hapjes më të madhe kirurgjikale. Prerjet kirurgjikale mbyllen duke përdorur qepjet [4].
Në disa raste gjatë splenektomisë laparaskopike doktorri duhet të ndryshojë në proçedurën e operacionit të hapur. Kjo ndodh në rastet kur ju keni probleme me gjakderdhjen gjatë operacionit.
Kirurgjia e hapur kërkon një prerje më të madhe kirurgjike sesa metoda laparaskopike. Kirurgu bën një prerje në mes ose në anën e majtë të abdomenit tuaj poshtë kafazit të kraharorit. Pasi të lokalizojë shpretkën, kirurgu e shkëput atë nga pankreasi dhe furnizimin me gjak të trupit dhe më pas e heq atë. Prerjet kirurgjikale mbyllen duke përdorur qepjet..
Ndërhyrja kirurgjikale laparoskopike kundrejt asaj të hapur
Laparoskopia është më pak e përhapur sesa ndërhyrja kirugjikale e hapur dhe zakonisht rezulton në më pak dhimbje, shërim më të shpejtë dhe qëndrim më të shkurtër në spital. Por jo të gjithë kanë nevojë për kirurgji laparaskopike. Cilën metodë zgjidhni ju dhe doktorri juaj varet nga gjendja shëndetësore e përgjithshme dhe përmasat e shpretkës tuaj. Mund të jetë e vështirë të hiqet një shpretkë e madhe ose e fryrë duke përdorur një laparaskop. Pacientët të cilët janë obezë ose që kanë vrajë të hollë (gërvishtje) në sipërfaqen e shpretkës nga operacionet e mëparshme mund të mos jenë të aftë të heqin shpretkën me metodën laparaskopike.
Shërimi pas splenektomisë
Pas ndërhyrjes kirurgjikale, ju do të qëndroni në spital për pak kohë në mënyrë që doktorrët të monitorojnë kushtet tuaja jetësore. Ju do të merrni lëngjet përmes një venë, të quajtur linja intravenous (IV) dhe mjekime për dhimbjet për të qetësuar ndonjë bezdi.
Se sa gjatë qëndroni në spital varet nga lloji i splenektomisë që ju keni bërë. Në rast se keni pasur splenektomi të hapur, ju mund të dërgoheni në shtëpi brenda një jave. Ato të cilët kanë kryer spelenktomi laparoskopike zakonisht dërgohen në shtëpi më herët.
Do të marrë rreth katër në gjashtë javë për t’u shëruar nga proçedura. Kirurgu juaj mund t’iu kërkojë që të mos laheni për pak kohë pas plaga mund të nxehet. Dushet mund të jenë OK. Grupi juaj i kujdesit shëndetësor do t'iu tregojë në rast se ju keni nevojë që përkohësisht të shmangni aktivitete të tjera, si është të drejtuarit e automjetit.
Ndërlikimet pas splenektomisë
Ju mund të jetoni pa një shpretkë. Por për shkak se shpretka luan një rol të kritik në aftësinë e trupit për të luftuar bakteriet, jetesa pa atë organ ju bën ju më të shpeshtë në zhvillimin e infeksioneve, sidomos atyre të rrezikshme si pneunomia (emërtimi mjekësor: streptokok pneumonia), menengjiti (emërtimi mjekësor: neisseria meningitidis) dhe influenca hemofilius (emërtimi mjekësor. haemophilus influenzae) si dhe infeksioneve të tjera serioze.Vaksinimet për të luftuar këto infeksione i jepen pacientit dy javë përpara operacionit të planifikuar ose në raste të tjera më të vështira dy javë pas opercaionit emergjent. Doktorri juaj mund t'iu rekomandojë edhe ilaçe imunitare të tjera.
Infeksionet pas heqjes së shpretkës zakonisht zhvillohen shumë shpejt dhe e bëjnë personin shpesh herë të sëmurë. Ato referohen si infeksione dërrmuese të post-spenektomisë ose OPSI. Këto lloje infeksionesh shkaktojnë vdekjen në pothuajse 50% të rasteve. Fëmijët nën moshën 5 vjeç, të cilët kanë hequr shpretkën në dy vitet e fundit kanë shancet më të mëdha për të zhvilluar këto infeksione kërcënuese për jetën.
Të tjera komplikime të lidhura me splenektominë përfshijnë:
• Ngjitje e gjakut në vena të cilat dërgojnë gjakun më veshka
• Hernie në vendin e prerjes
• Infeksion në vendin e prerjes
• Inflamacion[5] (pezmatim, malcim) i pankreasit (pancreatitis)
• Këputje (kolaps, shembje nga një traumë) e mushkërive
• Dëmtim në pankreas, stomak dhe në zorrën e trashë
Thërrisni doktorin menjëherë në rast se keni shqetësimet e mëposhtëme pas splenektomisë:
• Rredhje gjaku
• Të ftohur
• Kollë ose ndërpreje të frymëmarrjes
• Vështirësi në të ngrënë dhe të pirë
• Fryerje e zonës abdominale
• Dhimbje e cila nuk largohet me mjekimet e lëshuara nga mjeku.
• Skuqje që vjen në rritje, dhimbje, ose rrjedhje në vendin e prerjes
• Të përziera ose vjellje e vazhdueshme
• Temperaturë mbi 101 gradë farhat (39° celcius)
Parandalimi i infeksioneve pas splenektomisë
Fëmijët të cilët kanë hequr shpretkën duhet të marrin shpesh anibiotikë çdo ditë për të parandaluar zhvillimin e infeksioneve bakteriale. Të rriturit nuk kanë nevojë për antibiotikë të përditshëm, përveç rasteve kur ato mund të sëmuren. Personat të cilët nuk kanë shpretkën dhe planifikojnë të udhëtojnë jashtë shteti ose në vende ku ndihma mjekësore nuk është e disponueshme duhet të marrin antibiotikë për t’i marrë sa më shpejt që bëhen të sëmurë. Gjithashtu, në rast se ju keni shpretkën e hequr, pyesni doktorin për të marrë vaksinën e gripit çdo vit.
- ^ "Blood clots".
{{cite web}}
: CS1 maint: url-status (link) - ^ "What Is Laparoscopic Surgery?". WebMd. Reviewed by Sabrina Felson, MD. March 26, 2019.
{{cite web}}
: CS1 maint: url-status (link) - ^ "Medical Carbon dioxide". BOC Healthcare UK.
{{cite web}}
: CS1 maint: url-status (link) - ^ "Stitches".
{{cite web}}
: CS1 maint: url-status (link) - ^ "What Is Inflammation?". WebMD. Retrieved 2020-01-11.