User:Qendrimi12/sandbox
This page needs translation from Albanian to English. This page is written in Albanian. If it is intended for readers from the Albanian language community, it should be contributed to the Albanian Wikipedia. See the list of Wikipedias. If you want to assess this article, you may want to check its Google translation. However, please do not add an automated translation to the article, since these are generally of very poor quality. |
Fadil Istrefi | |
---|---|
Born | 1933 |
Died | 2013 |
Occupation | Jurist |
Fadil Istrefi (1933 - 1912) u lind me 24 Mars 1933 në fshatin Bajgorë të Komunës së Mitrovica dhe vdiq me 12 Janar 2013. Ka qenë aktiv në punë dhe në organizata politiko-shoqërore dhe çdo herë ka kontribuar për barazin e gjuhës shqipe, për barazi sociale dhe çështje kombëtare. Është bartës i disa dekoratave dhe shpërblimeve për punët që ka bërë.
Biografia
[edit]Shkollën fillore e kreu në vendlindje në Bajgorë, shkollën e mesme të ulët dhe gjimnazin në Mitrovicë[1], pastaj shkollen normale dy vjeqare e kreu ne Gjakove, Peje dhe Prishtine gjatë viteve 1952-1954. Ka qenë mësuesi i parë i diplomuar në trevën Shala e Bajgorës. Ndërsa ndoqi studimet në Fakultetit Juridik në Beograd ndërsa ka diplomuar me korrespodencë në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Ka punuar si mësues në shkollën fillore vazhduese në Bare 1954-1956. Për herë të parë më 1955 ka hapur biblotekën e parë në fshatin Bare në të cilën ka punuar vullnetarisht. Nga shtatori i 1964 deri në shkurt të vitit 1968 ka qenë drejtor i Shkollës Fillore në Bare e cila ka përfshi Shkollat Fillore në fshatrat Bare, Bajgorë, Selac, Kovaqic. Gjatë kësaj periudhe pune ka organizuar me mësuesit e shkollave, arsimimin e femrave nëpër fshatra dhe shkolla. Ka hap shkollën për të rritur në Bare me ndihmën e Universitetit për të rritur. Fadil Istrefi ka kontribuar në ngritjen arsimore në këtë pjesë të Shalës së Bajgorës dhe me këtë ka organizuar formimin e biblotekave nëpër të gjitha shkollat amë dhe furnizimin me libra te ndryshme.
Nga 1968 deri në fund të vitit 1970 ka punuar në Minieren e Flotacionit " Trepca " në Stantërg si sekretar i vetëqeverisjes puntore. Gjatë viteve 1970 ka qenë kryetar i Gjykates së Kundërvajtjeve, pastaj si sekretar i sekretariatit për Punë Juridike dhe Punë të Inspekcioneve dhe anëtar i Keshillit Ekzekutiv të Komunës deri në vitin 1984. Në vitin 1984 Kuvendi i Kosoves e ka zgjedh gjyqtar dhe kryetar të Gjykatës së Punës së Bashkuar për regjionin e Mitrovicës. Në këtë funksion ka mbetur deri në shkurt 1991 kur organet okupuse serbe me dhunë e kanë nxjerr nga puna. [2]
Martesa dhe fëmijë
[edit]Fadil Istrefi është martuar me Arife Begu - Istrefi me të cilën ka 4 fëmijë prej tyre 2 djem dhe 2 vajza.
Biblografia
[edit]Fadil Istrefi është autor i dy librave të cilat janë:
- Monografi " Shala e Bajgorës " [3]
- Gjenealogjia e shkurtë e familjes - Lagjës Istrefi
Referencat
[edit]- ^ https://kk.rks-gov.net/mitrovice/News/Lajmet/U-shenua-70-vjetori-i-themelimi-te-Gjimnazit,--Fra.aspx.
{{cite web}}
: Missing or empty|title=
(help) - ^ http://www.nacionalalbania.al/2013/09/politika-serbe-per-asimilimin-e-shqiptareve-dhe-ndalimin-e-arsimit-shqip-ne-kosove-gjate-viteve-90-ta/.
{{cite web}}
: Missing or empty|title=
(help) - ^ "Monografi Shala e Bajgores". Fadil Istrefi.
Lidhje të jashtme
[edit]http://www.gjykataelarte.gov.al/web/Historiku_16_1.php https://telegrafi.com/zhvillimi-i-shkollimit-parauniversitar-ne-kosove/